Trupat ukrainase gjejnë diskun plot me të dhëna ushtarake ruse, çfarë përmbante në të

02/07/2022 17:05

Ukraina ka gjetur një hard-disk që përmbante rreth 100 GB ne të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar ukrainas.

Ai u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore ndërsa rojet kufitare po kryenin kontrolle, sipas Kievit.

Hard disku përmbante një listë të ushtarëve dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore.

Disku përmbante gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.

“Oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit tani kanë fotografi, karakteristika, kopje të pasaportave dhe dokumente të tjera të pushtuesve,” thotë Shërbimi Shtetëror Kufitar.

Top Channel