Një 35-vjeçar me iniciale S. B., banues në Kosovë është arrestuar pasi po transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm në Këlcyrë.

Në operacionin policor të koduar “Road Guard 29” u bë kapja e të riut në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër, duke transportuar me automjetin “Volkswagen”  emigrantët nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

U sekuestruan automjeti, një aparat cellular dhe një shumë parash në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel