Shiti disa herë “Volkswagen-in”, arrestohet për mashtrim 25-vjeçari

02/07/2022 13:28
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar akuzohet për mashtrim, pasi ka shitur makinën e tij disa herë, te persona të ndryshëm.

Nga shitja e disa-fishtë e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi me iniciale A.A. dyshohet se ka përfituar 4.500.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.  Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA