Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet Algjeri, aty Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Ai ndodhet aty në mbështetje të Erkand Qerimajt që ka marrë medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshat 73 kg, për t’i dhënë këtij të fundit medaljen.
Qerimaj e nisi garën me peshën 148 kg, provë të cilën nuk arriti ta kaloj me sukses. Qerimaj provoi menjëherë, sërish me të njëjtën peshë, 148 kg, por pa mundur ta mbajë shtangën lartë. Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbaj lart por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, cka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë. Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, peshë që i dhuroi Qerimaj medalje të argjendë në stilin e shkëputjes.
Top Channel