Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen në Sarandë, tentoi të largohej nga spitali

02/07/2022 22:37

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë.

Mësohet se një nënë është hedhur nga kati i dytë i maternitetit së bashku me fëmijën e saj të porsalindur, në tentativë për tu larguar nga spitali, jo për tu vetëvrarë.

35-vjeçarja Mandolina Jashari dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalit ku edhe morën ndihmën e parë.

Aktualisht, nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gruaja është nënë e 6 fëmijëve dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo donte të largohej nga spitali por mjekët nuk e lejonin pasi nuk ka një banesë, apo vend të sigurt për foshnjën.

Spitali i ka dërguar një letër zyrës sociale të bashkisë Sarandë, ku i kërkon ndihmë në rastin e gruas në fjalë.

Rasti u skedua si tentativë për tu larguar nga spitali dhe jo tentativë vetëvrasje.

Mjeku i spitalit në një intervistë për Top Channel tha se: Në datën 28 ka lindur në lidnje normale, fëmija i gjashtë, cdo gjhë ka ecur në mënyrë normale,  ka vijuar trajtimi i nënës nga mjekët përkatës. Çdo gjë ka qenë mëse në rregull. Duke parë kushtet e nënës që duket me pak prapambetje, burri i saj nuk vinte në spital, u kam thënë dhe infermiereve që sa të shikojnë bgurrin duhet të kontaktojnë. Ne nuk mund ta nxjerrim foshnjën se nuk dimë kushtet e banimit dhe ku t’i conim. Në këto kushte komunikojmë me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës, ishim në pritje të një përgjigje për asdresën e tyre, se nuk mund të nxirrja një fëmiëjë në temperaturë 40 apo natën.  Gëzojnë shëndet të plotë, pasi nëna kur ka tentuar të kacavirret fëmija ka qenë në pjesën e gjoksit, Nuk ka qenë një tentativë për vetëvrasje, por ka qenë një tentativë për t’u larguar nga spitali.

Top Channel