15/01 22:06
L’Equipe raportoi disa ditë më parë se në kontratën e Neymar me PSG ekziston një klauzolë që i mundëson sulmuesit brazilian ta rinovojë automatikisht deri në verën e vitit 2027.
Raporti i tij me presidentin Al-Khelaifi nuk është më i mëparshmi, sidomos pas fjalëve të kreut të klubit që e “thumbonte” duke deklaruar se ka lojtarë që nuk luftojnë për fanellën.
SuperSport shkruan se pavarësisht rinovimit automatik, Neymar mund të transferohet në Premier League, aty ku e kërkon Chelsea. Gjithsesi, operacioni i blerjes së lojtarit brazilian është tepër i komplikuar.
Top Channel