​Për herë të parë, BE importon më shumë gaz nga SHBA se nga Rusia

02/07/2022 11:56

Reduktimi drastik i importeve të gazit natyror nga Rusia e bën këtë muajin e parë në histori në të cilin Bashkimi Europian ka marrë më shumë gaz të lëngshëm (LNG) nga SHBA sesa përmes tubacioneve nga Moska, pohoi drejtori  ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

“Rënia e ofertës ruse kërkon përpjekje për të ulur kërkesën e BE-së dhe për t’u përgatitur për një dimër të ashpër. Europa duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar, përfshirë atë të ndërprerjes së plotë të furnizimit nga Rusia”.

Gjiganti rus “Gazprom” uli prodhimin e gazit me 8,6% në gjashtë muajt e parë të 2022 dhe eksportet në vendet joanëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, apo ish republikave sovjetike, u tkurrën në masën  31%.Mesatarja ditore e eksporteve në qershor ra 25% krahasuar me majin e kaluar. Linjat e gazsjellësit “Nord Stream” do të mbyllen nga 11 deri më 21 korrik, pohoi operatori duke cituar si arsye punimet e mirëmbajtjes, përfshirë  testet e komponentëve mekanikë dhe sistemeve të automatizimit me pretendimin të sigurohet një funksionim më efikas, i sigurt dhe i besueshëm i gazsjellësit.

Përpara pushtimit të Ukrainës, Europa importonte nga Rusia 40% të gazit natyror që i nevojitet, por tani kjo shifër ka rënë në më pak se 20%.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA