Federata shqiptare e Futbollit prezantoi këtë të enjte projektin e ri ‘Uniforma Ime në një ceremoni të zhvilluar në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit.
Është kjo një nismë që parashikon dhurimin e bazave materiale futboillistike për fëmijët që aplikojnë këtë sport në vendin tonë dhe që ka një kosto prej 1 milion eurosh në sezon që do të mbulohen pikërisht nga qeveria e futbollit shqiptar.
Në prezantimin e këtij projekti ishte i pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sipas të cilit ky është një moment reflektimi dhe për të kuptuar punën e madhe që është bërë për zhvillimin e futbollit në vend.
Sipas presidentit të FSHF, ky projekt do të ndihmojë fëmijët jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë edukativ.
Projekti ‘Uniforma ime’ e Federatës Shqiptare të futbollit pritet të ketë një impakt të drejtpërdrejt te mbi rreth 15 mijë femije të cilët luajnë futboll dhe pritet që të afrojë akoma më shumë djem e vajza në të ardhmen, duke nisur që nga sezoni i ri.
Top Channel