Ukraina i kërkon Turqisë të ndalojë anijen me flamur rus

01/07/2022 18:09

Ukraina i ka kërkuar Turqisë të ndalojë anijen e ngarkesave me flamur rus,  “Zhibek Zholy”, sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Anija supozohet se përmban një ngarkesë drithi të marrë nga porti i pushtuar nga Rusia i Berdyansk në juglindje.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke cituar informacionin e marrë nga administrata detare e vendit, tha se “Zhibek Zholy” kishte marrë rreth 4,500 tonë drithë.

Bëhet fjalë pasi u raportua më herët se Rusia ka filluar transportimin e grurit nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara, gjë që Moska e ka mohuar, por frika nga mungesa e ushqimit është rritur.

Top Channel