Ukraina: 35,000 trupa ruse të vrarë në luftë deri tani

01/07/2022 18:43

35,750 trupa ruse janë vrarë që prej 24 shkurtit, sipas të dhënave të publikuara nga Ukraina.

Çdo ditë, forcat e armatosura të Ukrainës ndajnë një vlerësim mbi numrin e trupave ruse që beson se kanë humbur  jetën në luftën me Ukrainën.

Kyiv tani beson se të paktën 35,750 janë vrarë që nga 24 shkurti.

Kjo përfshin 150 persona që u vranë vetëm në 24 orët e fundit.

Vlen të përmendet se vlerësimet e Ukrainës kanë qenë vazhdimisht më të larta se ato të publikuara nga Rusia dhe agjencitë perëndimore, sipas Sky News.

Forcat e armatosura ukrainase shtuan se “humbjet më të mëdha” ishin në Bahmut.

Top Channel