22/12 22:51
35,750 trupa ruse janë vrarë që prej 24 shkurtit, sipas të dhënave të publikuara nga Ukraina.
Çdo ditë, forcat e armatosura të Ukrainës ndajnë një vlerësim mbi numrin e trupave ruse që beson se kanë humbur jetën në luftën me Ukrainën.
Kyiv tani beson se të paktën 35,750 janë vrarë që nga 24 shkurti.
Kjo përfshin 150 persona që u vranë vetëm në 24 orët e fundit.
Vlen të përmendet se vlerësimet e Ukrainës kanë qenë vazhdimisht më të larta se ato të publikuara nga Rusia dhe agjencitë perëndimore, sipas Sky News.
Forcat e armatosura ukrainase shtuan se “humbjet më të mëdha” ishin në Bahmut.
Top Channel