Vivek Ranadive po tenton të bëhet pjesë e Milanit. Nuk është futbollist, por një manjat indiano-amerikan, i cili ka nisur bisedimet me RedBird për të investuart te kampionët e Italisë.
Bisedimet me Gary Cardinale, shefi i RedBird që ka blerë kuqezinjtë, po avancojnë dhe Ranadive po synon të arrijë sa më shpejt akordin zyrtar. RedBird ka rënë dakord për t’i paguar fondit Elliot 1.2 miliardë euro deri në muajin shtator, dhe po kërkon investitorë të ndryshëm për të përfunduar marrëveshjen me Elliot.
Ranadive është gati ta shfrytëzojë këtë mundësi. Ai njihet për faktin që kishte vetëm 50 dollarë kur u largua nga India për të provuar, shijuar e realizuar ëndrrën amerikane.
Manjati njihet për kreativitetin dhe idetë e tij novatore, teksa e vuri pasurinë prej botës teknologjike, fillimisht me Teknekron dhe më pas me themelimin e TIBCO në vitin 1997, kompani e specializuar në prodhimin e softuerëve.
SuperSport shkruan se Ranadive ka miliona gati për të investuar për Milanin, tepër të nevojshme për pronarët e rinj dhe për merkaton e klubit. Me Sacramento King, ai kreu një mrekulli financiare.
Klubin e basketbollit amerikan e bleu për 534 milionë dollarë në vitin 2013, ndërkohë që sot ai kushton plot 2.06 miliardë dollarë!
Top Channel