‘Teknika aliene’/ Kim Jong Un thotë se Covid u ‘është hedhur me ballonë të mbushur me virus’ nga Korea e Jugut (fotot)

01/07/2022 19:49

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut justfikonin sot përhapjen e vonshme të virusit në vendin e tyre me “teknika të stilit alien” — duke përfshirë dhe lëshimin e ballonëve fluturues të mbushur me virus nga Korea e Jugut.

Mediat e mbretërisë eremite komuniste thonin se autoritetet kishin zbuluar pika me të infektuar në qytetin jugor Ipho pranë kufirit me Korenë e Jugut, të cilët sipas tyre e kishin përhapur në qytete të tjera.

Megjithse teoria mund të duket qesharake, ajo nuk ndryshon shumë nga akuzat e ndërsjellta mes vendeve perendimore e lindore për përhapjen në fillim të pandemisë famëkeqe.

Qendra koreano-veriore tha se një ushtar 18-vjeçar dhe një fëmijë 5-kishin kontaktuar me  “objekte aliene” në qytetin lindor Kumgang dhe më pas rezultuan pozitivë me variantin e tmerrshëm Omicron.

Në atë që zyrtarët quanin “instruksion emergjence,” qendrat e parandalimit urdhëroheshin të “trajtonin me vigjilencë objektet aliene” që vijnë nga qielli ose nga era, si ballonë apo fenomene të tjera që mund të maskohen si “të lidhura me klimën”.

Rekomandimi nuk specifikonte çfarë ishin “objektet aliene” por shpeshherë faji u është vënë aktiviteteve me balona në Korenë e Jugut, të cilët sipas qeverisë veriore nxiten dhe nga disidentët veriorë atje.

Vendi kishte qëndruar pa virus për dy vjet, por papritur më 12 maj pranoi infektimin e një numri të paspecifikuar njerëzish në Penian, që u diagnostikuan me Omicron.

Korea e Veriut thotë tashmë se ka rreth 4 milionë të infektuar nga popullata e saj 26 milionëshe, si dhe shton se  73 njerëz kanë vdekur.

Më parë çështja e ballonave mes dy vende ishte objekt konflikti për shpërndarjen e fletushkave jugore të propagandës anti-komuniste.

Në deklarata të mëparshme Korea e Veriut ka thënë se virusi mund të përhapet me anë të zogjve emigrues dhe taktikave te tjera djallezore te Perendimit.

FOTO GALERI
1/6
Mediat shtetërore në Korenë e Veriut justfikonin sot përhapjen e vonshme të virusit në vendin e tyre me “teknika të stilit alien”

Top Channel