Të paktën 21 persona  mësohet se janë vrarë gjatë sulmeve në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa.

Raketat goditën një bllok apartamentesh nëntëkatëshe në fshatin turistik Serhiivka në orën 01:00 të së premtes,  i cili u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.

Veç ndërtesave, edhe kampet e pushimeve aty pranë u goditën gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesa-s, tha se 21 persona tani janë konfirmuar të vdekur pas sulmit, përfshirë një djalë 12-vjeçar.

Më herët mendohej se dy fëmijë ishin vrarë, por kjo është e paqartë. Autoritetet thanë më herët se 41 persona ishin shpëtuar nga pallati ku jetonin 152 ukrainas.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel