Ish-ministri i Drejtësisë, sot deputet i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka analizuar në Komisionin e Ligjeve veprimtarinë e sistemeve të drejtësisë në vend, KLP prokurorive apo SPAK.
Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj tha se ka 5 shqetësime të cilat duhet të merren seriozisht nga sistemi i drejtësisë, duke nisur nga pavarësia e institucioneve. Sipas tij, ato nuk janë të pavarura, por nën ndikimin e faktorëve të brendshëm apo të jashtëm. Ai tha se shqetësim tjetër është llogaridhënia dhe transparenca, të cilat sipas tij mungojnë dukshëm në këtë sistem, pasi ata nuk dalin shpesh nëpër deklarata. Si shqetësim të katërt, Xhaferraj përmendi marrëdhëniet mes institucioneve, ku përmendi KLP qe sipas tij nuk ka komunikim me Prokurorinë e Përgjithshëm. Shqetësimi i fundit për Xhaferrajn ka të bëjë me krimet dhe parandalimin e tyre.
“Sot jemi shumë kërkues për pritshmëritë që kemi me këto institucione. Prtishmëritë që kanë qytetarët ndaj reformës në drejtësi. Kur flasim për sistemin e drejtësisë penale, kjo pritshmëri është shumë më e lartë, akoma më shumë të SPAK dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Jemi në vitin e tretë të funksionit të tyre, ato tashmë janë të garantuara por në praktikë, në mënyrën e veprimtarisë janë larg të të qenurit të pavarura, më ndikim të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Iu kemi dhënë atyre gjithë këtë mbështetja, por duhet t’i orientojmë drejt instrumentave. Duket sikur është Instati i drejtësisë. Duhet që KLP, drejtues i prokurorisë së posaçme duhet të vlerësojmë më mirë performancën e efikasitetit të punës së çdo prokurori dhe cilësinë e hetimeve por dhe menaxhimin e sistemit të drejtësisë penale. Unë mendoj se ka një sërë problematikash qe lidhen me aftësinë e tyre menaxheriale. Kanë një funksion shumë të rëndësishëm, prokurorët e përgjithshëm apo të rretheve për të menaxhuar këto struktura. Problemet lidhen me rolin menaxhues të këtyre strukturave. Dikush mund të jetë prokuror i mirë, por duhen edhe aftësi menaxheriale. Ne nuk mundet të vendosim të njëjtat rekomandime si në vitin e parë, si tani. Rekomandimet tona duhet të reflektohen këtu. Edhe drafi i paraqitur për projekt rezolutën, ne nuk i kërkojmë prokurorisë, ne i rekomandojmë. Ky është përcaktimi që ka bërë kushtetuta dhe ligji. Duhet të ndahemi edhe tek prioritetet e institucionit të prokurorisë. Unë them që ka 5 shqetësime që duhen të pasqyrohen, e para pavarësia, masat për përgjegjësinë dhe llogaridhënien, transparenca komunikimi publik. Këto nuk kanë dalë njëherë para publikut, shumë pak. E katërta marrëdhëniet ndërinstitucionale që është shqetësim. KLP nuk merret vesh me prokurorinë e Përgjithshme. Tjetra është, krimet dhe parandalimi. Zbatimi i kodit të drejtësisë për të miturit”, tha Xhaferraj.
Top Channel