Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një specie të re bime karnivore në Indonezi.
Specia e re është zbuluar në veri të Kalimantan, provinca e pjesës indoneziane të ishullit të Borneo.
Specia është pjesë e familjes së bimëve karnivore të shtambës e cila krijon gracka me gjethet e saj të modifikuara për të kapur prenë.
Tipi i ri i bimës u zbulua aksidentalisht gjatë një ekskusioni disa-ditor nga Ľuboš Majeský – i Universitit të Olomouc.
Majeský shkruante në komentet e tij: “Kemi parë bimë për të cilat ishim të bindur se vinin nga specia Nepenthes si dhe disa shtamba karnivore që dilnin nga toka.”
Emri i species së re të zbuluar është caktuar si ‘Nepenthes pudica’, që do të thotë se nuk shihet pasi është e vendosur nën tokë – ‘pudica’ në latinisht do të thotë ‘e turpshme’.
BREAKING BOTANICAL!#Nepenthes #carnivorousplant with first recorded underground traps. Meet: Nepenthes pudica (Nepenthaceae) A #NewSpecies discovered from North Kalimantan, Borneo. 2022 #BreakingBotanicalhttps://t.co/T6342B5pOE pic.twitter.com/J0A5Bbn33l
— Botanics Man (@BotanicsMan) June 23, 2022
Kreu i studimit Martin Dančák, nga Palacký University shpjegonte në studimin e botuar në revistën PhytoKeys se ‘Nepenthes pudica’ ka ndryshime të theksuara nga specie të tjera.
“Specia i përket grupit N. hirsuta group (sensu Cheek e Jebb 1999) por ka disa tipare të veçanta si riprodhimi nën tokë dhe lëshimi i shtambës së saj në hapësirat mes dheut”.
“Ne shpresojmë që zbulimi i kësaj bime unike karnivore të mund të mbrojë pyjet në Borneo nga abuzimet si plantacionet e palmës”, shkruanin ata.
Top Channel