Foto ilustruese

Një 51-vjeçar i identifikuar si Martin Prenga ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje pranë një pike karburanti në Mirditë, pas një sherri me dy persona.

Në informacionet paraprake bëhet me dije se fillimisht ata janë grindur, por më pas situata ka agravuar deri në  përdorimin e armëve.

Njoftimi policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Top Channel