Bayern Munchen nuk ka ndërmend të tolerojë aspak në lidhje me kushtet që duhen plotësuar për të lënë të lirë Robert Lewandowskin, i cili po insiston prej ditësh për t’u transferua te Barcelona, edhe pse ka edhe një vit kontratë.
Sipas SuperSport kampionët e Gjermanisë kanë refuzuar tri oferta të klubit katalanas, ndërkohë që 60 milionë euro mjaftojnë për të siguruar goleadorin më të mirë të historisë së Bundesligë.
Mundo Deportivo raportoi e kapiteni i Polonisë është takuar dje me Xavin në Ibiza. Sulmuesi ka kaluar disa minuta me trajnerin e Barcelonës, duke ia theksuar dëshirën e madhe për të punuar me të sezonin e ardhshëm.
Lewandowski ka oferta edhe nga Premier League, Chelsea kërkon të përfitojë nga situata, por ai e ka ndarë mendjen për të provuar një aventurë në “Camp Nou”. Tani pritet oferta e katërt e Barcelonës, që duhet të jetë minimalisht 60 milionë euro.
Top Channel