“Propozim i cili është ultimatum për të ardhmen e Maqedonisë tonë. Propozim që është diktat për kërkesa megalomane, aspirata historike ndaj Maqedonisë. Për një propozim të tillë, përgjigja është “Jo falemnderit”.
Propozimi që është në tavolinë dhe të cilin qeveria e fshehu dhe deri tek i cili erdhëm ne nëpërmjet kanaleve tona gjegjësisht është i njëjti i cili një herë ishte refuzuar. Me keqardhje duhet të konstatoj se ky propozim i përmban të gjitha kërkesat bullgare, edhe në pjesën e historisë, edhe në pjesën e gjuhës, edhe në pjesën e identitetit.
Pranimi i këtij propozimi nënkupton e drejtë e plotë e Bullgarisë të ndryshojë libra dhe t’i shkruajmë sipas diktatit bullgar dhe fëmijët tanë në fillore të mësojnë siç dikton Bullgaria ose nuk ka të ardhme evropiane. Pranim se Goce Dellçev, Dame Gruev, Jane Sandanski dhe heronjtë e revolucionarët e tjerë kanë qenë bullgarë, se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk