Dhjetëra fermerë të Shkodrës, Vau – Dejesit dhe Malësisë së Madhe, protestuan pranë Agjensisë Rajonale të Bujqësisë në Shkodër duke kërkuar që të përfitojnë subvencionet.

Ata u shoqëruan nga deputetët demokrat Zef Hila, Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi, ku këta të fundit zhvilluan edhe një takim me drejtuesit e bujqësisë

Vete fermerët, tregojnë se i kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet por nuk kanë përfituar asgjë.

Një pjese e tyre janë thirrur si fitues, por më pas janë lajmëruar se subvencioni anulohet.

Kjo është protesta e dytë në pak ditë, që fermerët e Shkodrës organizojnë, duke akuzuar se subvencionet po ndahen padrejtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA