PD kërkon mandatin e Xhaçkës/ Këshilli i Mandateve do të thërrasë ministren në seancë dëgjimore ( Debatet )

01/07/2022 13:20

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores i mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e demokratëve për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, u dakordësua sot që t’i japë mundësinë ministres për t’u dëgjuar në komision.

Në përfundim të diskutimeve, deputetja Ermonela Felaj u shpreh se, ashtu sic e parashikon rregullorja, seanca nuk do të jetë me pyetje përgjigje nga deputetët.

“Ramë dakord që ministres t’i lejojmë mundësinë ta degjojmë pastaj e vendos ajo nëse do vijë apo jo. Seanca nuk do të jetë një seancë me pyetje e përgjigje, por vetëm do dëgjhet ministrja. Gjithkush ka të drejtë të dëgjohet.” -u shpreh Felaj.

Në replikë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, të caktojë një datë të përshtatshme, në mënyrë që cështja mos zvarritet.

“Te njoftimi caktoni edhe datën, të mos i jepnim mundësinë zonjës minister dhe avokatit të saj të bëjë kërkesë për t’u njohur me materialin, mos e zvarrisni ceshtjen’,- përfundoi Alibeaj.

Më heret deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Mandateve se çështja për mandatin e Xhaçkës do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, ku do të përcaktohet nëse është legjitim apo jo aktiviteti i bashkëshortit të Xhaçkës në bregdet.

Nga ana tjetër Ferhati, i bëri me dije Bardhit se sipas kushtetutës, Xhaçka nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se asnjë pronë shtetërore apo përfitim prej saj nuk është në emër të Ministres.

Ferhati: Rasti pse ne mblidhemi ka të bëje me shqyrtimin e kriterit nëse deputeti ka veprimtari fitimprurëse apo përdoron pasuri publike. Në faktet tuaja nuk rezulton që deputeti të përdorojë pasuri publike. Ky këshill mblidhet kur ka papajtueshmëri të një natyre të tillë që kur të shkohet në Gjykatë Kushtetuese ka juridiksion

Më thoni se ku Olta Xhaçka ka pasuri të shtetit dhe ku përfiton nga këto pasuri. Ju keni gjetur një arsye që ju shërben për interesa politike, dhe po e keqpërdorni. Duhet që vetë deputeti të ketë përdorim apo përfitim nga pasuria e shtetit.JU e keni bërë këtë kërkesë të sforcuar, arsyet i dini ju. Ka është një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmon këtë që po ju them unë, kërkesën e  keni abuzove dhe ju e dini shumë mirë. Ne i rrimë rigoroz  debateve dhe kushtetutës. Këtij këshilli nuk i takojnë debate të stisura. Unë ju kërkoj dokumente e gjëra të qarta, ju bëni trillime e nuk ktheni përgjigje.

Bardhi: Ajo tha që pasuria e burrit nuk është e gruas. Është detyrë e deputetit që të marrë masat për të zbatuar kushtetutën dhe ligjin. Fakti që përfituesi i pasurisë është bashkëshorti i Olta Xhaçkës është i ditur tashmë. Pasuritë ata i kanë bashkë. A quhet apo jo është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë në rast se Kuvendi vihet në lëvizje me 1/10 e anëtarëve duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. E kundërta nëse mocioni i 1/10 I nënshtrohet diskutimit në Parlament, dispozita kushtetuese do të ishte e pazbatueshme.

Të aplikojnë të gjithë deputetët statusin e investitorit strategjik, merreni dhe ju pse ta marrë vetëm Olta.

Top Channel