Pandat gjigante hanë vetëm bambu dhe çdo ditë shpenzojnë 15 orë duke ngrënë deri në 45 kilogramë.

E kundërta ka ndodhur me paraardhësit e tyre të cilët hanin edhe gjëra të tjera duke përfshirë mishin.

Një studimin e bërë së fundmi u vu re se pasioni i veçantë i pandave për bambunë mund të ketë origjinën të paktën 6 milionë vjet më pare për shkak të disponueshmërisë së gjerë të bimës gjatë gjithë vitit.

Po kjo gjë ka sjellë edhe një ndryshim tek ata, e cila është zhvillmi i një gishti të gjatë që lidhet me mundësinë për të kapur kërcellin e bambusë dhe t’i heqë gjethet.

Një model i një bambuje të një panda gjigante që kap me putra.

“Mbajtja e ngushtë e kërcellit të bambusë për t’i shtypur ato në përmasat e kafshimit është ndoshta përshtatja më e rëndësishme për konsumimin e një sasie të jashtëzakonshme bambuje”, tha drejtuesi i studimit Xiaoming Wang, gjatë një deklarate.

Gjatë studimit u bë krahasimi i fosileve të pandave ekzistuese me ato të shumë shekujve më parë, duke arritur identifikimin e ndryshimit që ka pësuar putra e ariut.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA