25/12 20:35
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një vajzë dy vjeçe dhe dadoja e saj kanë rënë në pishinë.
Për pasojë ka ndërruar jetë 50-vjeçarja, e cila ka rënë pa ndjenja në ujë.
Deri më tani janë hedhur disa hipoteza në lidhje me ngjarjen që përfundoi tragjikisht.
Në një prej tyre gruaja mund të ketë humbur ndjenjat duke tërhequr edhe vajzën, ndërsa një opsion tjetër mund të jetë shpëtimi i vogëlushes nga pishina.
Mediat vendase shkruajnë se dadoja ka ndërruar jetë në spital dhe fëmija është ende gjallë por në gjendje kritike për jetën.
Top Channel