Seria A ka shpallur zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë, e cila rezervon derbin e Maddoninas, mes Milanit dhe Interit.
Kampionët e Italisë do të ndeshen me fituesit e Kupës, më 18 janar 2023 në Riad të Arabisë Saudite, me orën e supersfidës që nuk është caktuar ende, dhe që për Shqipërinë do të transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport”.
Ndërkohë nga Italia theksohet se ora e kësaj ndeshjeje do të vendoset në marrëveshje me organizatorët vendas.
Ashtu si çdo përballje tjetër mes këtyre dy rivalëve të përjetshëm edhe kjo e Superkupës pritet të zgjojë interes shumë të lart.
Kjo është përballja e tretë e konfirmuar me datë për sezonin e ri mes Milanit dhe Interit, pasi në Seria A sot ë ndeshen më 4 shtator për raundin e pestë dhe më 5 shkurt për javën e 21-të të kampionatit.
Top Channel