“Me hartën e gjykatave, u shkel ligji”/ Deputeti socialist Fatmir Xhafaj: Ministria e Drejtësisë shkeli ligjin

01/07/2022 15:02

Situata kaotike e shkaktuar nga bojkoti i avokatëve nxiti  zërin kundër  për herë të parë edhe brenda radhëve të mazhorancës. 

Socialisti Fatmir Xhafaj doli nga rreshti duke mos e kursyer gjuhën akuzuese ndaj dy institucioneve që kanë skicuar  hartën e re gjyqësore.

Xhafaj: Edhe Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë  Gjyqësor janë në shkelje të rëndë të ligjit dhe u bënë gati dy javë mos gaboj që nuk ka gjyqe.

Debati për hartën e re gjyqësore u transferua  në Kuvend nga opozita e cila këmbëngul  në llogaridhënien e autorëve të hartës se re gjyqësore.

Çupi: Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Bushka: Jemi ne pritje te materialeve te institucioneve.  Mungon një material nga Ministria e Financave. Por, më datë 11 ose 12 korrik  do realizojmë seancën dëgjimore.

Xhafaj: Nëse ju kanë thënë kështu unë jam i lemerisur sepse do të thotë se deri tashti 3 vjet nuk kanë marrë mendimin e Ministrisë së Financave. Atëherë kjo është shqetësuese.

Në skaner të ligjvënësve kaloi edhe performanca e  institucioneve  të drejtësisë, ku hartuesi  i ndryshimeve kushtetuese  nuk e fshehu pakënaqësitë  për standardin e dyfishtë të prokurorëve.

Xhafaj: Numri ne veprave  penale, në 2021 ato kanë ardhur në ulje. Janë shumë më ulët përdorimi i këtyre instrumenteve. Pse? Sepse nuk duan ta bëjnë prokurorët këtë gjë sepse kanë qëllime të tjera, edhe korruptive dhe thonë që nuk na I pranon gjykata.

Opozita kërkoi që në projektrezolutën vjetore  për Prokurorinë e Posaçme SPAK të përfshihej edhe  presioni politik i ekzekutivit, propozim qe u la pezull pasi dokumenti u la te rishikohet serish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA