Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizator
Erion Veliaj do të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme.
Kryebashkiaku Veliaj ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e sotme për të drejtuar socialistët e Tiranës.
Arritjet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe rezultatet në zgjedhjet e fundit ku ka qenë dhe drejtues politik i qarkut, kanë bindur anëtarët e Kryesisë që të vijojë puna e mirë e bërë me strukturat dhe për 4 vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS fitoi bindshëm dhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës duke siguruar 18 mandate në qarkun e Tiranës.
Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë.
Top Channel