Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së ditës së sotme në Këshillin e Mandateve, ka sjellë fakte, që sipas tij vërtetojnë shkeljen e kushtetutës nga Ministrja Olta Xhaçka, për të cilën kërkohet heqje e mandatit.
Bardhi tha se Ministra Xhaçka ka mashtruar në dy raste dhe se është suke kryer veprimtari tregtare në një pronë shtetërore.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kundërshtuar fjalën e Bardhit duke i thënë se nuk ka fakte të mjaftueshme që të vërtetojë që Xhaçka ka përfituar para nga ky rast.
Bardhi: Së pari pronat konsiderohen të regjistruara në emrin e Ministres Olta Xhacka, Xhaçka është aksionere në mënyrë të barabartë për çdo pasuri të vënë gjatë martesës. Në kuptim të kushtetutës, Ministrja është duke kryer një veprimtari kushtetuese në emër të Ministres. Bashkëshorti i saj ka qenë deputet i këtij kuvendi, në 2015 ka investuar ligjin për investimet strategjike dhe dy javë pasi ka votuar dhe miratuar këtë ligj, ka nisur investimet me këtë kompani. 50% nga përfitimi I kësaj prone do të jenë në llogari të Xhaçkës, 50% në emër të bashkëshortit të saj.
Balla: A ka fituar Olta Xhaçka një qindarkë dhe në ç’rrugë e ka marrë?
Bardhi: Pyetja është shumë pa sens, fitimet nuk janë vetëm në monedhë. Kushtetuta thotë realizimi i veprimtarive fitimprurëse në pronë të shtetit. Rama i ka dhënë përdorimin e brigjeve dhe zonës përkatëse të plazhit për një periudhë 30-vjeçare per ta përdorur. Xhaçka gënjeu për dy element të rëndësishëm. Tha nuk kam fitime nga një brand ndërkombëtar e nuk fitoj nga reduktimi i TVSH-së. Vendimi thotë që ka fitime nga brendi ndërkombëtar, pra ministrja ka gënjyer. Është duke kryer veprimtari tregtare në një pronë shtetërore.
Top Channel