Jo kaq shpejt, Von der Leyen: Ukraina në BE, por kujdes korrupsionin e oligarkët!

01/07/2022 14:06

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e artikuloi hapur se Ukraina tashmë ka një “perspektivë shumë të qartë europiane” pas vendimit të Bashkimit Evropian për t’i dhënë statusin e vendit kandidat.

Ukraina është një vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Europian diçka që dukej pothuajse e paimagjinueshme vetëm pesë muaj më pare.

Pra, sot është para së gjithash, një arsye për të festuar këtë moment historik, një fitore e vendosmërisë dhe një fitore për të gjithë lëvizjen që filloi tetë vjet më parë në Maidan.

Por në fjalimin e mbajtur virtualisht përpara ligjvënësve ukrainas, zyrtarja e lartë e bllokut europian i kujtoi atyre edhe detyrat e shtëpisë, duke i nxitur të avancojnë me reformat kundër korrupsionit, pa harruar të përmende edhe oligarkët.

Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit ka qenë lart në axhendën tuaj, ju keni krijuar një sistem mbresëlënës kundër tij. Por tani këto institucione kanë nevojë për shtysë dhe për njerëzit e duhur në postet e larta.

Ukraina është i vetmi vend në Partneritetin Lindor të Europës që ka miratuar një ligj për të goditur kontrollin e oligarkëve në jetën ekonomike dhe politike. Për këtë ju përgëzoj, ama tani duhet të fokusohemi në zbatimin e suksesshëm të këtij ligji.

Fjalimi i Von der Leyen u prit me duartrokitje në parlamentin e Ukrainës. Ajo bëri thirrje gjithashti qëtë votohen ligjet në përputhje me normat e promovuara nga Këshilli i Evropës për të përmirësuar procedurat e përzgjedhjes të gjykatësve të pavarur të Gjykatës Kushtetuese.

“Institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë që ato të përmbushin aspiratat e njerëzve”, ishte komenti i saj.

Top Channel