Një nga operacionet më të bujshme të merkatos, është padyshim ai i rikthimit të Romelu Lukakut te Interi në huazim, vetëm një vit pasi zikaltrit e shitën për 115 milionë euro te Chelsea.
Sulmuesi belg bëri gjithçka për t’u rikthyer në Milano, pasi nuk u përshtat si duhet në Londër, teksa më shumë detaje ka zbuluar padyshim avokati i Lukakut, Sebastien Ledure, i cili ishte njeriu që u angazhua drejtpërdrejtë në negociatat mes palëve.
Sa i vështirë ishte transferimi?
Shumë e vështirë, pasi shtrohej pyetja, si mund të kthehej në huazim, një futbollist për të cilin një vit më parë u shpenzuan 115 milionë euro. Për më tepër, marrëdhëniet e drejtuesve të Chelsea-t me ata të Interit, u tensionuan jo pak verën e kaluar dhe dyshoj se me pronarët e kaluar, Lukaku do të rikthehej në Milano.
Pra, pa luftën në Ukrainë, Lukaku nuk mund të vishej zikaltër…
Ndoshta do të mund të gjendje një kompromis edhe me Abramovich e drejtuesit e tjerë, por dukej shumë e vështirë, gati-gati e pamundur.
Sa ka ndihmuar kompania e Jay-Z, Rock Nations për këto negociata?
Ka ndihmuar jo pak për të krijuar një klimë më amerikane në qasjen në negociata, pasi pronari i saj kishte miqësi me njeriun që bleu Chelsea-n. Ishin negociata të vështira, pasi duhej ecur hap pas hapi, duke respektuar edhe ndjeshmëritë e palëve të përfshira.
Është e vërtetë që Lukaku ka reduktuar ndjeshëm pagën për t’u bashkuar me Interin?
Është e vërtetë që ka hequr dorë nga diçka, por jo aq sa thuhet në media. Nuk e ka reduktuar as 50% dhe as 30%, dhe mund t’u them se është më i paguari në Serinë A. Për shifrën e huazimit duhet të flisni me klubet, pasi nuk jam i autorizuar ta them unë./SuperSport
Top Channel