Eksportet e grurit të Ukrainës ulen 43% në qershor

01/07/2022 18:38

Rusia ka filluar të transportojë grurë nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Një anije që përmban rreth 7,000 tonë drithëra është larguar nga qyteti port juglindor i Berdyansk, sipas pro-rusëve..

Ukraina e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara, gjë që Moska e ka mohuar, por frika nga mungesa e ushqimit është rritur, sipas Sky News.

Tani, ministria e Bujqësisë s ë Ukrainës thotë se eksportet e drithërave janë ulur 43% nga viti në vit në 1.41 milion ton në qershor.

Megjithatë, eksportet e drithërave për sezonin 2021-2022 që përfundon më 30 qershor u rritën 8.5% në 48.5 milion ton, të nxitura nga dërgesat e forta përpara pushtimit të 24 shkurtit.

Top Channel