Burri dorëhiqet e ‘zhduket nga qarkullimi’ pasi çuditërisht i paguhen 268 rroga nga kompania (fotot)

01/07/2022 21:48
Por vendosi t'i mbante

Një burrë nga Kili që iu paguan 200 herë më shumë se rroga e tij, ka dhënë dorëheqjen dhe është zhdukur, megjithse kishte pranuar të kthente paratë, sipas raportimeve nga vendi.

Punonjësi i paemëruar publikisht, ishte ndjerë sikur kishte fituar llotarinë pasi u pagua 286 rroga nga punëdhënësit e tij, një kompani mishi e quajtur Cial, shkruanin mediat kilene.

Pas marrjes së rrogës së tij ku gabimisht u pagua një total prej 65,398,851 peso kilene ($170 000), në vend të rrogës së zakonshme prej 500,000 pesos ($500) ai u zhduk.

E përditshmja vendase ‘Diario Financiero’, shkruante se kur drejtuesit vunë re gabimin, punonjësi u kontaktua menjëherë për t’i kërkuar të kthente shumën e madhe.

Dhe normalisht ai kishte premtuar të shkonte në bankë mëngjesin e nesërm për të kthyer paratë.

Por në një kthesë të papritur të ngjarjeve, ai nuk u pa në punë të nesërmen.

Drejtuesit e shtangur tentuan të kontaktonin, por pa sukses.

Ironikisht disa ditë më vonë, dikush tjetër dorëzoi një letër dorëheqjeje për llogari të të kërkuarit, i cili nuk është parë më prej atëherë.

Kompania e mishit tashmë po kërkon ndihmë ligjore për rekuperimin e parave, për të cilat ende nuk shihet asnjë gjurmë e dukshme.

Në mënyrë të ngjashme në maj, një burrë në Japoni që kishte përfituar në celularin e tij të gjithë fondin e ndihmës mjekësore të qytetit  ¥46.3 milionë (€338,580), kishte pranuar se e humbi në bixhoz në celularin e tij brenda dy javëve.

Sipas gazetës vendase SoraNews24, gabimi kishte ndodhur pasi emri i tij ishte në majë të listës së informacionit që i dërgohej bankës, e cila besonte se po ia dërgonte bashkisë së qytetit.

24-vjeçari nga qyteza e Abu në perëndim të Japonisë kishte shpenzuar të gjitha paratë në kazinotë në rrjet por u zotua se do të paguante paratë “pak nga pak”, shkruan britanikja Mirror.

FOTO GALERI
2/3
Dhe normalisht ai kishte premtuar të shkonte në bankë mëngjesin e nesërm për të kthyer paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA