Sot në sallën e parlamentit ukrainas u ngrit për herë të parë flamuri i Bashkimit Evropian, pasi Ukraina u bë kandidate për anëtarësim në bllok.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dhe Bashkimi Evropian po fillojnë një kapitull të ri të historisë së tyre .
“115 ditë ndërmjet paraqitjes së kërkesës ukrainase për anëtarësim dhe përgjigjes së Bashkimit Evropian është një kohë e shkurtër rekord. Ne kemi krijuar një themel jashtëzakonisht të fortë që askush nuk mund ta shkatërrojë, dhe mbi të cilin ne mund ta bëjmë të ardhmen tonë evropiane, të tashmen tonë. Ukraina po lufton të jetë një shtet i pavarur në një familje të madhe, në një familje të re, e të lirë – familja evropiane. Tani udhëtimi ynë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë dekada. Ne duhet ta bëjmë këtë rrugë shpejt”.
Por ndërkohë në fjalimin e mbajtur virtualisht përpara ligjvënësve ukrainas, kryetarja e komisonit evropian ursul avon der lejen i kujtoi atyre edhe detyrat e shtëpisë, duke i nxitur të avancojnë me reformat kundër korrupsionit
“Rruga juaj evropiane dhe rindërtimi i vendit do të ecin paralelisht . Por investimet do të duhet të shoqërohen me një valë të re reformash. Sot Ukraina është i vetmi vend në Partneritetin Lindor të Evropës që ka miratuar një ligj për të thyer kontrollin e oligarkëve në ekonominë tuaj dhe jetën politike. Dhe unë ju përgëzoj për këtë. Tani ju duhet të fokusoheni në zbatimin e këtij ligji”.
Javën e ardhshme, von der Leyen do të bashkohet me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ukrainas në Lugano, Zvicër në një konferencë për të mbledhur fonde për rindërtimin e pasluftës në Ukrainë.
Top Channel