Sali Berisha i “amnistoi” te gjithë. Edhe ata qe me 8 Janar ishin kundër tij, si Ervini Salianji apo edhe Grida Duma.
“Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”, tha Grida Duma.
“Falje ? Demokratët nuk janë as kishë as xhami, unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrimi që kam bërë pas 6 marsit”, tha Salianji.
Në shesh nga mbështetesit e Alibeajt do të jetë Dhurata Çupi, Sajmir Koreshi, Xhelal Mziu dhe Flamur Hoxha.
Me një lëvizje taktike më shumë sesa politike, Sali Berisha po përpiqet të bëjë për vetë deputetët duke i caktuar role në protestën e 7 Korrikut. Por, kjo ftesë nuk i joshi të gjithë.
“Nuk shkoj, është protestë për hallet e një personi. Nëse duam të shpëtojmë të djathtën, Berisha duhet të bëjë hap pas”, tha Xhaferraj.
Në protestën e thirrur nga Berisha nuk janë të mirëpritur Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, por kjo gjë nga ata, është pritur pa dashuri dhe me qetësi.
“Nuk është ai shpresa e njerëzve”, thotë Alibeaj.
Qëndrimi i Enkelejd Alibeaj u lexua nga grupi i Berishës si thirrje që demokratët të mos marrin pjesë në protestë.
“Çdo shqiptar ka 1001 arsye për të dalë në protestë, kushdo që do të mbysë zërin e qytetarëve është në shërbim të qeverisë”, tha Këlliçi.
Por, anti-Berishistët mendojnë se ka një arsye të fortë përse opozitarët nuk duhet të dalin në protestat që thërret Sali Berisha.
“Gjithmonë në krah te qytetarëve, jo të non gratave”, tha Bardhi.
Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka, Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu thone se janë pro protestës, por mosprania e tyre ne 7 korrik jep një mesazh tjetër.
Top Channel