Gjashtë drejtues mjetesh janë vënë në pranga këtë të enjte, pasi janë kapur duke në gjendje të dehur në timon ose pa lejen e drejtimit.
Policia njofton se janë pezulluar 88 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 180 km/h.
Po ashtu janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i evidentimit nga pajisjet inteligjente, u ndëshkuan:
٠653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes;
٠104 drejtues automjetesh, po nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve, si dhe
٠8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.
Top Channel