Sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset rëndë 15-vjeçari
30/06/2022 22:55
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë mbrëmje në Cërrik, pasi u përfshi në një konflikt me bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpanjë, kur sherri mes dy adoleshentëve përfundoi në përdorimin e thikave.
Policia ka ndaluar autorin e dyshuar, 15-vjeçarin me iniciale N.P, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet si ka nisur debati mes të rinjve dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë së Elbasanit.
Top Channel