Salianji: Rekord i zi për shitjen e kokainës në Shqipëri, oligarkët marrin para nga taksat e i kthejnë në kulla

30/06/2022 14:41

Deputeti i Partsë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, është shprehur i irrituar në lidhje me “prioritetet” që qeveria u jep kompanive të mëdha ndërkohë që shtresat në nevojë nuk favorizohen e nuk ndihmohen.

Ai tha se kompani të ndryshme po marrin tendera nga taksat e popullit pa plotësuar kriteret, me të cilat ngrenë kulla në kryeqytet.

“Sot ka një pranim të realiteti ku fjala krizë po përmendet nga qeveria për të justifikuar se kanë interes të ndihmojnë qytetarët. Nuk ka diskutim që nëse do të ishim në kushtet ku do të jetohej ndihmë për të gjithë kategoritë do i vinte radha e dhe kompanive që marrin tendera. Pa diskutim që është çështje prioritetesh, janë të njëjtit oligarkë që marrin para nga taksat e qytetarëve dhe i kthejnë në kulla në Tiranë. Një pjesë e madhe e tyre janë ata që do të ndihmonit për të pastruara para me anë të nismës së amnistisë. A duhet të penalizoheshin këto kompani që nuk I kanë kryer punët me afat. Edhe pse duhet të penalizoheshin ata favorizohen dhe marrin më shumë para. Është hapur një diskutim në qeveri se i kanë humbur lopët në vend që të shqetësohen për njerëzit që janë larguar nga vendi. Prioritetet janë vetëm për një grup oligarkësh. E shtata në botë Shqipëria, rekord i zi. Vend ku shitet e transportohet kokaina e drogërat. Po i zhvasni qytetarët nga xhepat e tyre e nuk ndihmoni pensionistët e as familjet në nevojë. Politikë zhvatjeje hapur me ligj e klienteliste dhe pa pikë turpi krenohen me 30 mijë lekë që po japin. 1.6 miliardë euro pastrohet në Shqipëri vetëm në ndërtim.“- tha Salianji

Top Channel