Ndodh shkëmbimi më i madh i të burgosurve nga lufta, lirohen 144 ushtarë ukrainas

30/06/2022 19:07

144 ushtarë janë liruar nga burgjet e Rusisë këtë të enjte, duke u shkëmbyer me robërit rusë në Ukrainë.

Mes ushtarëve të liruar ishin 95 personat që mbronin punëtorët e çelikut të Mariupolit, tha agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

BBC shkruan se ende nuk ka asnjë koment nga Rusia për një shkëmbim të të burgosurve.

Por kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore tha se kishte siguruar lirimin e 144 ushtarëve, duke përfshirë luftëtarët e saj dhe ata të ushtrisë ruse.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel