Mori pjesë në një seancë duke thyer bojkotin, nisin procedurat për heqjen e licensës së avokates në Shkodër
30/06/2022 11:15
Dhoma e Avokatisë në Shkodër vazhdon bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore.
Në këto 5 ditë janë anuluar rreth 10 masa sigurie.
Kryetari Anton Kosteri tha se një kolege ka thyer vendimin e dhomës së avokatisë duke marrë pjesë në një masë sigurie prandaj ndaj saj kanë nisur procedurat për penalizimin e saj deri në heqjen e licensës.
Kosteri thotë se nga ky bojkot, që shpreson që të reagojë qeveria, fatkeqësisht mund të përfitojnë persona me nivel kriminal duke u liruar.
Top Channel