“Mashtroi” Barcelonën për trofeun Gamper, më 6 gusht Roma luan për paqen

30/06/2022 17:43

Roma do të duhej të fluturonte drejt Barcelonës me 6 gusht për trofeun Gamper, por verdhekuqtë nëpërmjet një komunikate zyrtare u tërhoqën nga kjo ndeshje, pasi pasi kishin riprogramuar miqësoret dhe për ta nuk ishte i vlefshëm zhvillimi i këtij takimi.

Vendim që zhgënjeu palën “blaugrana”, që madje u zotua se do të ndërmerrte hapa ligjorë kundër klubit italian, për dëmin e shkaktuar.

“Gazetta dello Sport” këtë të enjte ka zbuluar se Roma më 6 gusht ka në program zhvillimin e një miqësoreje për paqen me skuadrën ukrainase, Shakthar Donetck. Ky takim do të luhet në “Olimpico” sapo Roma të përfundojë fazën përgatitore dhe do të ketë për qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi.

Vendimi për të anuluar përballjen me Barçën ndoshta lidhet dëshirën e Mourinhos për të mos u përplasur me një kundërshtar shumë të fortë që do të luante me shumë intensitet. Roma ka preferuar një kundërshtar ndaj të cilit mund të luajë jo me ritëm maksimal, për të shmangur edhe ndonjë dëmtim të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA