Aborti në Shqipëri është jashtë kontrollit, thotë juristja Brizida Gjikondi në “Top Story”.

Sipas saj, në vendin tonë ligji për abortin është kriminal dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Pretendimeve të Gjikondit u është përgjigjur ashpër biologia Elona Gjebrea, që shprehet se ligji është liberal dhe ndërprerja e shtatzënisë bëhet në bazë në rregullave të parashikuara me ligj.

Gjebrea: Para  viteve ’90 në Shqipëri, kishte një abort për 2.2 lindje. Kjo shifër ka arritur në jë abort për 6.1 lindje në vitin 2020.

Gjikondi: Në farmacitë shqiptare ka pilula që e pi dhe bën abortin spontan. Unë jam e bindur që statistikat nuk janë aq. Ne e dimë që në Shqipëri është një rrëmujë e madhe informacioni

Gjebrea: Por ajo nuk lejohet, është e dëmshme

Balla: Kam frikë se Brizida te kjo pjesë ka të drejtë

Gjikondi: Me një recetë mjeku, ti merr atë kokërr. Jetojmë në Shqipëri. Vetëm një vit ka që kërkohet recetë për të. Shqipëria e ka jashtë kontrollit situatën

Gjebrea: Meqë përmende ligjin. Ky ligj është një ligj liberal

Gjikondi: Çfarë ligji? Që një nënë mund të heqë fëmijën pesë muajsh? Pasi i rreh zemra dhe i janë krijuar mendja, shpirti dhe gjymtyrët?

Gjebrea: Më lini pak të flas

Gjikondi: Më vjen shumë keq. Ai për mua është një ligj kriminal

Gjebrea: Neni nëntë: Ndërprerja e shtatzënësi për arsye mjekësore mund të bëhet deri në javën 22 të shtatzënisë, në rast se një komision i përbërë nga tre mjekë gjykon se vazhdimi i shtatzënisë rrezikon jetën ose shëndetin e gruas

Nëse rrezikohet jeta dhe shëndeti i gruas, çfarë vlere ka pastaj një jetë tjetër??

Gjikondi: Është ligj kriminal. Është ligj që bie ndesh me Kushtetutën.

Gjebrea: Kam sjellë këtu të gjitha politikat e abortit në Europë

Gjikondi:… që asnjëherë nuk i përgjigjen realitetit në Shqipëri

Pano: Po për abortin selektiv ke statistika? 33 mijë foshnja vajzash janë vrarë që nga viti 1995 deri më tani

Gjikondi: Nuk janë gjërat siç janë letrat në Shqipëri. Sepse aborti në Shqipëri është gjëja më e lehtë që mund të bëhet.

Gjebrea: Kam punuar për shumë vite në një organizatë që merret me çështje të shëndetit të gruas. Është bërë studim për abortin, bazuar te rekomandimet e OBSH-së dhe tregon se çfarë ofrohet në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik merret me këtë çështje. Gruaja ka të drejtë të ketë këshillim edhe me bashkëshortin, dhe me prindërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA