Lojërat mesdhetare! Sportistët e Shqipërisë nuk hyjnë në zonën e medaljeve

30/06/2022 15:42

Për delegacionin shqiptar, nuk shkuan mirë gjërat në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 që po zhvillohen në Algjeri.

Endrit Cullhaj që garoi në kategorinë deri në 73 kg të kësaj disipline nuk ia doli dot të kualifikohej për më tej në këtë turne me sportistin shqiptar që u elemiunua në raundin kualifikues të 1/16 të finaleve nga kundërshtari i tij algjerian duke e mbyllur këtu aventurën e tij në këtë kompeticion.

E mbylli para kohe dhe në mënyrë të pazakontë aventurën e tij dhe Alban Beqiri që garoi në kategorinë deri në 69 kg në boks. Beqiri, për të cilin shpresat  për të fituar medalje ishin të mëdha, u tërhoq nga dueli i tij me algjerianin Jugurtha Ait Bekka.

Shkak u bë gjykimi i njëanshëm i gjyqtarëve të cilët i dhana avantazhin boksierit algjerian, dicka që shtyu stafin kuqezi të merrnin vendimin për të tërhequr alban beqiri nga dueli nën thirrjen t’ju vijë turp si shenjë proteste ndaj këtij qëndrimi të njëanshëm në gjykim të gjyqtarëve të këtij dueli.

Ndërkaq, pasditen e së mërkurës, u zhvillua finalja e ushtrimeve mbi kalin me doreza në gjimnastikë ku për delegacionin shqiptar garoi Matvei Petrov.

Gjimnasti rus që përfaqëson ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, për fat të keq nuk mundi të hyjë në zonën e medaljeve në këtë disiplinë duke u renditur në vendin e gjashtë me 13.400 pikë, ndërkohë që medaljen e artë dhe të argjendtë e fituan kroatët Zugec e Vlahek, ndërsa atë të bronztë e fitoi gjimnasti turk Ferhat Arican

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA