Aleksandër Vuçiç doli me një qëndrim të prerë pas takimit ne Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

President serb, tha se aktualisht dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e informova [Lajçakun] se për çfarë dua të flas dhe se dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh… dhe se cilat janë qëllimet e fuqive perëndimore. Fjala e tij është e rëndësishme dhe nuk dua ta vë në një situatë të pakëndshme”, tha Vuçiç.

“Kemi një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi, e veçanërisht në Kosovë”, u shpreh ai, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për mundësitë e ri-regjistrimit të veturave me targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me targa RKS (Republika e Kosovës).

Vuçiç u shpreh se Kosova dhe Perëndimi “duan t’i bindin serbët që të regjistrohen me targat RKS”.

“Nëse nuk i bindin, atëherë do t’ua marrin makinat”, ishte pretendimi i tij. Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi edhe udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.

Sipas këtij udhëzimi, të gjithë personat që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që zëvendëson ato dokumente.

Ndërkohë, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.

Vuçiç tha se përgjigjja e Serbisë ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës do të jetë e matur.

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë”, shtoi ai.

Top Channel