Një histori prekëse ka treguar mbrëmjen e sotme pastori Akil Pano në studion e “Top Story” teksa po diskutohej për vendimin që u mor në SHBA për abortin.
Pano tha se në komunitetin e tij të besimit është njohur me një çift të cilët prisnin fëmijën e tyre të dytë, kur gruaja komplikohet nga shëndeti mendor. Pasi lindi foshnja, babai e kishte marrë dhe kishte trokitur në derën e pastorit, pasi nuk kishte mundësi ta mbante. Pano tregon se pasi u kujdes dy javë për foshnjën e sapolindur, punësuan një familje kujdestare.
Tragjedia nuk mbaronte me aq, pasi pas disa kohësh babai i foshnjës ndërron jetë, dhe mbet fëmija tjetër vetëm. Të dy ata janë marrë nën kujdestarinë e një familjeje, ndërsa sot thotë Pastori, ata janë të rritur dhe ‘yje të bukur’.
“Kam një rast tonin familjar. Në komunitetin tonë të besimit, një çift, gruaja duke prit fëmijën e dytë, komplikohet jeta e saj edhe në dimensionin e shëndetit mendor. E shtrojmë në spital kur kurohen njerëzit me probleme mendore dhe menjëherë e çojnë në maternitet sepse priste të lindte fëmija. Lind fëmija, të nesërmen marrin gruan janë të detyruar ta ndajnë nga fëmija çojnë prap në spital. Babai merr foshnjën dhe e sjell fëmijën tek ne. I bie derës, e kishte vendos tek koshi i bebes. Thotë pastor e prura, nuk dija ça ti thoja. Tha nuk kam ku me e çu. Ne e marrim vajzën, 24 orë që kishte lind, e marrim dhe kujdesemi për të për dy javë. Në bashkëpunim me instuticioneve dhe punësojmë një familje që bëhen prindërit kujdestarë. Më vonë, një fatkeqësi ndodh, babai i ri ndërron jetë nga tumori dhe të dy fëmijët e tij mbetën krejtësisht në një situatë. Tani kanë kaluar 10 vjet, fëmijët javë yje të bukur.Ndërkohë familja që është punësuar nga kisha, kujdeset për të dy fëmijët. Mamaja është kthyer tek familja e saj se nuk ishte e afte të kujdesej”, tregoi Pano.
Top Channel