25/11 11:54
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Riverside Park të Nju York-ut, teksa një numër i lartë dhish janë lënë të lirë për tu ushqyer me barërat e këqij që ndodheshin atje.
Sipas Reuters ata e konsiderojnë këtë gjë një mënyrë shumë të mirë për të pastruar ambientin pa përdorur kimikate.
Dhitë janë një zgjedhje e zgjuar për heqjen e barërave të këqija, ndërsa shfrytëzojnë urinë e tyre për tu ushqyer me barishte.
“Ata i duan këto gjëra. Ata hanë dredhkë helmuese, hanë kokrra të porcelanit, hanë trëndafilin multiflora dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të heqim qafe”, tha organizatori i kësaj nisme.
Top Channel