Depozitohet rezoluta për Srebrenicën, Balla: Do ketë dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë

30/06/2022 12:10

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se pas depozitimit të rezolutës për Srebrenicën, do ketë dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë.

Balla: Përmes diplomacisë parlamentare kemi ftuar përfaqësues zyrtarë të Bosnje Hercegovinës të jenë prezent, seanca do të zhvillohet siç është planifikuar, për arsye që lidhet me festën e Bajramit të Vogël, në këtë solemniteteti që zhvillohet do të ketë rëndësi të veçantë. Duhet shtuar fakti që Shqipëria është anëtare e përkohshëm në OKB. Qoftë në Këshillin e Sigurimit apo organizata të tjerra, theksohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe në momente të tjera që lidhen në çdo formë gjenocidi. Këto tregojnë dinjitetin e një kombi shteti, dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë, në komunikim më institucionet zyrtare. Dokumenti është më i gjerë, në asnjë moment nuk do të lejohet të përdoret nga individë të caktuar, të  mund të luajnë për kredibilitete apo përfitime personale, do vijojmë të ecim me një gjendje komplekse do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë që lidhet me luftën në Kosovë, për të sqaruar njëherë e përgjithmonë gjithçka që lidhet me luftën në Kosovë dhe për të ngritur lart vlerat e UCK. Ka pasur edhe individë të politikës shqiptare që ka hedhur baltë, njëri nga ata ju e njihni fare mirë. Të jeni të sigurt që individë që gjatë karrierës së tyre politike që s kanë punuar asnjë ditë të vetme për interesat kombëtare, ose ata që kanë qëndruar në krah të tyre. Ajo që unë po ju  them është se PS ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata që është përcaktuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

Top Channel