Dy persona me iniciale A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç të dy banues në Durrës, janë arrestuar pasi vodhën tre ora dore në banesën e një shtetaseje.
Këta dy persona më 16.06.2022 kanë vjedhur orat në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.
Është arrestuar gjithashtu edhe një 30-vjeçar me iniciale K. N., banues në Durrës, pasi përvetësoi një nga orat e vjedhura dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 190 ora të markave të ndryshme.
Operacioni policor i koduar “Watches”, u finalizua me arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e orave.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, ndërsa mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e “Përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel