Braçe i drejtohet opozitës: Po shponi deri në palcë me frikë qytetarët, nuk bëtë asgjë kur ishit në pushtet

30/06/2022 12:14

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i është drejtuar me tone të larta opozitës ditën e sotme në Kuvend, duke i thënë se po bën propagandë e po frikëson qytetarët mbi situatën në të cilën ndodhemi.

Ai tha se të gjithë vendet po kalojnë kohë krize dhe ka edhe më keq se ne. Braçe i kujtoi opozitës se në kohën kur ata ishin në pushtet nuk ishte kohë kaq e vështirë, e megjithatë nuk u bë asnjë zhvillim.

“E lëmë politikën, po si ka mundësi që nga 2013, ai që nuk është në këtë sallë dhe ju, vijoni me të njëjtën propagandë, me propagandën e frikës. Pastaj do bien bankat, nuk di të keni lekë për pensione, po si ka mundësi që kurrë nuk i flisni njerëzve për atë që është e mirë por i shponi deri në palcë për frikën. Të gjithë janë në një situatë krize e në presion të inflacionit. Shqipëria ka kaluar situate të vështira edhe në kohën tuaj por nuk krahasohen me këtë.

Asgjë nuk bëtë kur ishit në pushtet. Nuk rritët asnjë ndihmë ekonomike, se do e kishim gjetur ët rritur. Janë dy situate që po ti krahasojmë na nxjerrin si dita me natën. Nuk po bëjmë atë që bëtë ju, që i përplaset kompanitë në dyert e bankave për të marrë kredi. Rrugët që mbarojnë nuk është interesi i një qeverie por interesi i qytetarëve që përfitojnë nga veprat publike. I gjithë procesi ka nevojë për më shumë transparencë. Është proces, duhet të detajohet e të bëhet konkret për te gjithë.

Kemi nevojë për punë e për punëtorë sepse po konkurohemi shumë keq nga vendet europiane por për fatin tonë të ketë politikat e tyre janë një hap para nesh.”- tha Braçe

 

Top Channel