533 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 1433 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Edhe sot, ka një viktimë nga Covid 19, një qytetar 72 vjeç nga Tirana, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk ishte vaksinuar.
Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektime me 311 brenda një dite. 28 raste të reja janë shënuar në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnjë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid 19, 19 prej të cilëve po marrin trajtim në spitalin Covid 3.
Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (30 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 553
Të shëruar në 24 orë 192
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1433
Testime totale 1,849,065
Raste pozitive 280,851
Raste të shëruara 274,463
Raste Aktive 2,888
Humbje jete 3,500
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,050
Fier 218
Vlorë 149
Durrës 127
Lezhë 82
Gjirokastër 76
Shkodër 62
Elbasan 48
Korçë 32
Berat 26
Dibër 13
Kukës 5
Top Channel