Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak në Tiranë, ku i mbante fshehur 25-vjeçari
29/06/2022 13:54
Një 25-vjeçar në Tiranë është konstatuar se mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në pjesën e çatisë, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, dy krehra dhe një sasi municioni luftarak.
H.A., 25 vjeç, u shpall në kërkim si i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel