Sallatë ruse në samitin e NATO-s, habit përzgjedhja e menysë!

29/06/2022 12:52

Ka shkaktuar habi dhe argëtim menyja e restorantit të ndodhur brenda kompleksit në Madrid, ku zhvillohet samiti i sigurisë së lartë i NATO-s.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është në krye të axhendës së takimit, e megjithatë liderët pjesëmarrës, zyrtarë ndërkombëtarë e gazetarë u çuditën teksa pane në meny “sallatën ruse “.

Përzierja e bizeleve, patateve, karotave dhe majonezës është një element kryesor në menutë e restoranteve spanjolle, por përpara samiti ku Moska pritet të etiketohet si një kërcënim sigurie në konceptin e ri strategjik të aleancës, pas pushtimin e Ukrainës, pjata shkaktoi jo pak batuta.

“Sallata ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës,” tha gazetari Iñaki López për median spanjolle “La Sexta”.  Megjithatë, shija e pjatës i kapërceu dyshimet dhe thuhet se sallata u shit e gjitha.

Më shumë mendim diplomatik u aplikua në menunë e shërbyer për ministrat e të mbrojtjes dhe atyre të jashtëm në një banket në Pallatin “Barok Santa Cruz” në Madrid të martën në mbrëmje.

Jose Andres, kuzhinieri spanjoll pjesëmarrës edhe në serialin e Netflix, “Tabela e kuzhinierit”, i cili koordinoi vaktin, shërbeu pjatën klasike, por shtoi “feta domateje” dhe e ripagëzoi atë “sallatë ukrainase” siç ka bërë në restorantet e tij në të gjithë Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA